KPK e konfirmoi në detyrë, zbulohet pasuria e fshehur e gjyqtarit

E Enjte, 09 August 2018 21:50

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka vendosur ende nëse do të kërkojë ankimimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili konfirmoi në detyrë gjyqtarin Artur Malaj, pavarësisht se përfaqësuesi ndërkombëtar raportoi shumë problematika gjatë seancës dëgjimore, në kuadër të Vetingut.

KPK, në seancën e datës 3 gusht, shpalli se gjyqtari i Apelit Administrativ, Malaj, ishte kalues në tre komponentët e Vetingut, ndërkohë që u ngritën shumë pikëpyetje mbi disa pasuri, përfshirë edhte një vile tre-katëshe në Vlorë, si edhe për dyshime mbi pastërtinë e figurës së tij, sipas materialeve të përcjella nga DSIK.

“Boldnews.al”, më dt.06.08.2018, iu drejtuar me një kërkesë zyrtare Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në të cilën e pyeste: “A do të vlerësojë ushtrimin/ ose e ka ushtruar tashmë ONM të drejtën për rekomandim me shkrim Komisionerit Publik, për të paraqitur ankim për subjektin e rivlerësimit Artur Malaj, në përputhje me nenin 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”?

ONM, në përgjigjen via e-mail të datës 9 gusht 2018, kthen këtë përgjigje: “Vendimi për ri-vlerësimin e rastit të z. (Artur) Malaj është aktualisht nën shqyrtim nga ONM, si të gjithë vendimet e mëparshme. Gjithësesi, ONM nuk mund të japë asnjë koment në këtë fazë, nëse do të ndërmerren ose jo hapa të mëtejshëm”. (tekstualisht: The decision in the re-evaluation case of Mr. Malaj is presently under review within IMO, as is the case with all recent decisions. Therefore, the IMO cannot comment at this stage on whether further procedural steps will be taken or not )

Artur Malaj, i cili për një periudhë të gjatë kohore ka qenë kryetar i Gjykatës së Vlorës, u përball në seancën dëgjimore përpara trupës gjyqësore të përbërë nga Genta Tafa (Bungo) kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Suela Zhegu, anëtare.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën, vëzhguesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ngriti një mori pikëpyetjesh mbi pasurinë e tij familjare dhe pasuritë e kunatit.

Gjithashtu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) kishte dërguar një raport negativ për Malajn, duke e cilësuar atë të papërshtatshëm, me dyshime të shumta për korrupsion pasiv dhe për lidhje me elementë kriminalë. Gjithësesi, trupa gjyqësore e konsideroi këtë raport të pambështetur në prova dhe e rrëzoi.

Ndaj Artur Malajt u ngritën pikëpyetje për disa pasuri, në mënyrë të veçantë, për një vilë tre-katëshe në Vlorë, për të cilën, disa agjenci ligjzbatuese kanë raportuar se është në pronësi reale të tij, por e padeklaruar dhe pa burime të ligjshme.

Pikëpyetjet më të mëdha u ngritën mbi pasuri të shumta që gjenden nën emrat e personave të lidhur, konkretisht kunatit të gjyqtarit. Këto prona përbëhen nga disa apartamente në Vlorë dhe tetë parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej 51 mijë metrash katrorë.

Gazetari Gjergj Erebara, i agjencisë “Birn”, i cili ka ndjekur seancën dëgjimore të Artur Malaj, raporton për redaksinë e tij: Relatorja shpjegoi se “kishte indicie të shumta” se një vilë trekatëshe pranë shkollës “Halim Xhelo” në Vlorë i përkiste gjyqtarit. Indiciet përfshijnë raportet e “agjencive ligjzbatuese”, të cilat nuk u thanë se cilat ishin, fakti që gjyqtari e ka shënuar këtë shtëpi si adresën e vet zyrtare në deklaratat vjetore të pasurisë për shumë vite si dhe raportime të shumta qytetarësh.

Malaj iu përgjigj këtyre dyshimeve duke i marrë indiciet një nga një. Ai deklaroi se nuk kishte banuar kurrë në atë pronë dhe se ai e kishte deklaruar si adresë zyrtare për shkak se besonte se ILKPDKI kërkonte adresën ku gjendej Gjendja e tij Civile.

Vëzhguesja e ONM-së pyeti se si shpjegohej që, përveçse Malaj kishte shënuar këtë vilë si adresë zyrtare për disa vite me radhë megjithëse nuk banonte aty, ai kishte shënuar gjithashtu një numër telefoni fiks, i cili është i identifikuar nga hetimi administrativ me adresë pikërisht në të njëjtën vilë. Malaj vijoi të këmbëngulë se vila nuk i përkiste atij dhe se nuk kishte banuar në të.

Pikëpyetjet më të mëdha sidoqoftë u ngritën mbi pronat e poseduara nga persona të lidhur, konkretisht motra dhe kunati. Sipas raportit të hetimit administrativ, personat e lidhur familjarisht me gjyqtarin disponojnë katër apartamente në Vlorë dhe tetë parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej 51 mijë metrash katrorë. Malaj i përshkroi pronat si “pyje dhe kullota” të cilat mundet ose jo të kenë shansin të zhvillohen, ndërsa mohoi të kishte kontribuar në blerjen e këtyre pronave dhe deklaroi se kunati i tij i disponon ato familjarisht bashkë me vëllezërit e prindërit e vet. Por përfaqësuesja e OMN ngriti pikëpyetjen tjetër se si shpjegohet që të gjitha këto prona janë blerë nga i njëjti person, një person i prezantuar në seancë me inicialet A.S.

Malaj tha se nuk mund të jepte llogari se nga kush i kishte blerë pronat familja e kunatit, ndërsa tha se kishte paraqitur si provë dëshminë e pastër të penalitetit të subjektit A.S. Përfaqësuesja e OMN ngriti pikëpyetjen se si shpjegohet që gjyqtari Malaj kishte qenë në gjendje të merrte dëshminë e penalitetit të një personi tjetër si dhe shpjegoi se A.S “për shkak se jeton në SHBA, e kryen biznesin e tij në Vlorë përmes një përfaqësuesi me inicialet P.P. i cili është dënuar për falsifikim dokumentesh”.

Pavarësisht të gjitha pikëpyetjeve, Malaj u konfirmua në detyrë. /Boldnews

Modifikuar më E Enjte, 09 August 2018 21:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...