Shqipëria në Olimpiadën e Robotikës, disa nxënësi ndërtojnë robotin “Kastrioti 1”

Premte, 10 August 2018 15:21

Nga data 15-18 gusht në Meksikë do të zhvillohet “Olimpiada e Robotikës” ku pjesëmarrës do të jenë 160 vende, ndër të cilët edhe Shqipëria. Vendi ynë përfaqësohet nga një grup nxënësish të pasionuar të cilët kanë ndërtuar robotin “Kastrioti 1”.

Nxënësit, të ftuar në studion e lajmeve të “News 24”, kanë folur për vështirësitë e ndërtimit të këtij roboti si dhe kanë treguar atë se çfarë presin nga kjo garë në Meksikë.

“Ne kemi filluar që nga muaji maj me punën, në fillim ishte sasia, ndërtuam rripin e transmisionit, kemi punuar me mbledhësin dhe më pas me krahun që do kapi panelet diellore.

Me cilët pjesë patët më shumë problem? Më shumë problem patëm me motorrët, por edhe dizajni ka qenë një sfidë. Pikë më e lartë është 60 cm, pra duhet të ketë madhësinë e caktuar. Ndaj ndërtuam edhe një mekanizëm të tillë, në fillim ishte 50 cm me 50 cm, dhe pastaj nisi zgjerimi,”-tregoi Dea Rrozhani, njëra prej nxënësve që ka ndërtuar robotin.

Megi Dauti, një tjetër nxënëse, tregoi për vështirësitë që pret në zhvillimin e Olimpiadës në Meksikë: “Pjesa më e vështirë do të jetë bashkëpunimi me grupet e tjera. Ne nuk i njohim ata dhe mendoj se kjo do të jetë problem.”

Kristi Leka, djali i vetëm në këtë grup të apasionuar u shpreh: “Pjesa më e vështirë është të qenit aty në Meksikës, në syrin e shumë njerëzve. Emocionet mund të bëjnë të vetën. Duhet ta fitosh me patjetër raundin dhe për këtë duhet të jesh më i qetë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...