Tatimet për bizneset njoftojnë: 20 gushti është afati i fundit për pagesën e …

Premte, 10 August 2018 15:26

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi sot gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), të cilët sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formë dividenti, se afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim, është data 20 Gusht 2018.

Deklarimi i shumës së dividentit, bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, e cila dorëzohet online në administratën tatimore brenda kësaj date.

Pagesa për tatimin bëhet në bankat e nivelit të dytë, brenda datës 20 Gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për subjektet/individët përfitues.

Gjithashtu, ju kujtojmë se në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për informimin e tatimpaguesve mbi zbatimin me korrektesë të legjislacionit, si dhe për deklarimet sipas afateve.

Sipas legjislacionit në fuqi duhet të deklarohet dhe mbahet tatimin në burim në masën 15 për qind nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, jane:

– dividendët;

– ndarjet e fitimit;

– interesat;

– pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;

– pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;

– pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;

– pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;

– pagesat për qeratë;

– pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...