Katastrofa në Genova, vdes i riu shqiptar

E mërkurë, 15 August 2018 08:55

Një shqiptar mes viktimave të Genovas. “BalkanWeb” ka komunikuar me familjarët dhe ka mësuar se viktima është 22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku. Sipas të afërmve, i riu ka qenë duke shkuar për në punë kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi.

Vdekja e tij është konfirmuar për familjarët në Itali pas mesnatës së kaluar. Më pas familja ka njoftuar të afërmit në Shqipëri. Marjus Djerri kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh. Ndërkohë nga Ministria e Jashtme nuk ka ende njoftim zyrtar për shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali.

Dyshohet se mes njerëzve që ndodheshin në urë ka edhe shqiptarë të tjerë të zhdukur por ende nuk është e konfirmuar. Deri tani janë 35 viktima nga katastrofa në Genova, 3 prej të cilëve fëmijë. 5 prej viktimave nuk janë identifikuar ende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...