Ervini nga Tirana tregon si i shpëtoi vdekjes në Genova: Pashë makinat që fluturonin

E mërkurë, 15 August 2018 09:31

Në tragjedinë e djeshme në Genova të Italisë, ku si pasojë e urës së shembur deri tani janë shënuar 38 viktima, mes tyre edhe shqiptarë, ka patur edhe njerëz që kanë ‘rilindur’.

Ka pasur edhe nga ata që kanë shpëtuar ‘për një fije peri’ nga vdekja e sigurt. Një ndër ta është edhe shqiptari Ervin Abeshi nga Tirana. Në një rrëfim për Ora News, i riu tregon se si për fat arriti të kalojë urën vetëm pak minuta para se të shembet dhe të marrë me vete dhjetëra makina që kalonin mbi të.

“Kisha marrë disa materiale nga magazina ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për t’i transportuar me furgon në destinacion e duhur. Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar.  Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër. Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim”, u shpreh Ervini.

Deri tani është konfirmuar se mes viktimave janë edhe shqiptarët Marius Djerra dhe Edi Bokrinën. Ky i fundit nuk është gjetur ende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...