Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vizituar fermën e Avdulla Krasniqit, në Maqitevë të Suharekës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Presidenti shprehet se ky është shembull i shkëlqyer që duhet shumëfishuar në vendet tona për t'i dhënë fund emigrimit dhe shfrytëzuar resurset tona të pafundme.
Postimi i plotë
Ishte një eksperiencë e mrekullueshme të vizitoja fermën e Avdulla Krasniqit, në Maqitevë të Suharekës. Pas 20 viteve në emigrim në Zvicër, Avdullai prej vitesh ka realizuar një biznes shumë të suksesshëm të prodhimeve bio në bjeshkë në 1000 metra lartësi. Ky është shembull i shkëlqyer që duhet shumëfishuar në vendet tona për t'i dhënë fund emigrimit dhe shfrytëzuar resurset tona të pafundme.
Falenderoj dhe Kryetarin e komunës Suharekë, z.Bali Muharremaj që më shoqëroi në këtë vizitë e jam i sigurtë se promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë Suharekën në të ardhmen e afërt duke sjellë këtu standartet zvicerane e europiane të zhvillimit.