‘Na telefonuan në 01.00 të natës’, ka qenë kjo deklaratë e të afërmve të Edi Bokrinës, që u nda nga jeta në tragjedinë e urës në Genova. Në një lidhje telefonike për ‘News 24’, Ruzhdu Mashku tregon se lajmin e ka marrë në orën 01.00 të natës.
“Nga ora 1 e natës na kanë marrë në telefon dhe na kanë treguar se në atë ngjarje ka qëlluar edhe Edi. Ishte vetë i dytë duke shkuar në punë. Ai punonte në një fabrikë dhe jetonte prej vitesh në Itali me dokumente të rregullta”, u shpreh i afërmi.