Policia aksion në Tiranë, procedohen penalisht 356 shoferë

E mërkurë, 15 August 2018 14:07

Disa ditë më parë drejtori i policisë Rrugore, Mithat Tola përmes një deklaratë për shtyp paralajmëroi shoferët për masa të rrepta, në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sot rrugorja ka zbuluar, se të paktën 356 janë proceduar penalisht për shkelje të ndryshme të rregullave, që nga përdorimi i celularit, shkelja e semaforit deri te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civile në rrugët urbane, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës, siç janë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj;

Kontrollet në funksion të këtij Plani janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike ndaj këtij fenomeni të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :

95 drejtues mjetesh për përdorim celulari

58 drejtues motomjtesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit

36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik

15 drejtues mjetesh për shkelje semafori

82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera

Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi

Jane arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Duke ju uruar një ditë të mbarë, ju kujtojmë se Para se të nxitoni për të shkelur rregullat, mos harro

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...