Zvogëlohet popullsia/ INSTAT: Numri i lindjeve në rënie, shkak kushtet ekonomike

E mërkurë, 15 August 2018 15:14

Shqiptarët po preferojnë të lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Të dhënat demografike të Institutit të Statistikave tregojnë se lindshmëria në vend vijon të ulet ndjeshëm. Në tremujorin e dytë të këtij viti, lindjet në shkallë kombëtare ranë me 25.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një nga shkaqet që të çiftet e reja nuk lindin shumë fëmijë, janë kushtet ekonomike. Atë që nuk e thonë para kamerës të rinjtë, e sqarojnë më së miri prindërit e tyre, gjyshërit që rrisin fëmijët e fëmijëve dhe kujdesen për ta. Të pyetur nga Neës24 për të treguar mbi përvojën e tyre, ata thonë se në kohën e diktaturës edhe pse nuk kishte kushte, njerëzit lindnin më shumë se 1 fëmijë.

Në atë kohë 4 fëmijë të bollshëm ishin tani po këta të rinjtë e sotshëm bëjnë nga 1, 2 sepse nuk kanë mundësi ekonomike ti rrisin.

Atëherë me pak lek e rrisje një fëmijë kurse sot duhet një buxhet më vete për fëmijët, të kemi të qartë një rroge sot shkon vetëm për fëmijët. Përgjithësisht rinia bëhet me fëmijë në moshë më të madhe sesa ne dhe bëjnë një fëmijë dhe mendohen shumë për fëmijën e dytë.

Me të vërtet më përpara pagat kanë qenë ai nivel që kanë qenë por ishin të gjithë njësoj, kishte kushte për të jetuar dhe ashtu.

Edhe karriera, apo frika nga humbja e vendit të punës, është një nga arsyet për të cilën çiftet e reja preferojnë të mos lindin shumë fëmijë, ose të lindin vonë…

Është pasiguria për jetën. Sot je në punë nesër nuk je ndërsa më përpara hyje në punë dhe nuk të nxirrte njëri.

Sot i kushtohen karrierës më tepër nuk I kushtohen familjes. Ka angazhime të tjera.

Shqipëria është gjithnjë në zvogëlim mirëpo tani duan karrierën edhe janë dhënë shumë mundësi punësimi dhe duan ti rrisin sa më mirë ndoshta në kohën tonë kanë vuajtur më tepër fëmijët dhe në kushte më të vështira ndërsa tani duhet ti plotësojnë të gjithë kushtet.

Kushtet ekonomike. Ja dhe unë kam vajzën me dy fëmijë por lodhemi shumë dhe ne që merremi dhe ta. Por kushtet ekonomike janë kryesore, gjërat janë të shtrenjta.

Ekspertët sugjerojnë që të ndërmerren politika të menjëhershme për të stimuluar lindjet e fëmijëve pasi me këto ritme shumë shpejt popullsia e Shqipërisë do të shkojë drejt plakjes dhe tkurrjes. Po sipas studimit në vitin 2030 Shqipëria do të mbetet një vend me vetëm 1 mln banorë, aq sa ka përafërsisht tani vetëm Tirana. Sipas të dhënave të INSTAT Gjirokastra, Korça dhe Vlora janë qytetet që kanë pasur uljen më të madhe të lindjeve, ndërsa kryeqyteti ka pasur shtesën më të lartë natyrore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...