×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Miku trafikant i Taulant Ballës pranon se gjykatat shqiptare i ulën dënimin

Hënë, 20 August 2018 16:44

Edmond Bego, i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit u arrestua dy ditë më parë teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.

Arrestimi është kryer nga policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sajadhës.

Edmond Bega, u la në burg ditën e sotme nga gjykata e Igumenicës me pretendimin se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë), akuzë për të cilën është dënuar me 21 vite burg nga ky shtet, ka folur pak pas arrestimit.

Njohja me politikanët socialistë ka “detyruar” Gjykatat shqiptare që t'i ndryshojnë dënimin e dhëne ne Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar ne Shqipëri ne vetëm 4 vjet e 4 muaj burg.

Vendim ky qe detyroi palën italiane te ndërpresë sjelljen ne Shqipëri te njohjeve te vendimeve penale për shtetasit shqiptare për shkak te uljes drastike te masave te dënimit.

Bega ka deklaruar në policinë e Igumenicës se në lidhje me akuzat që e arrestuan ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

“Është e vërtetë që unë jam Edmond Bega. E kam ndërruar identitetin, por për akuzat që ju më keni ndaluar unë e kam bërë burgun në Shqipëri”, ka deklaruar 48-vjeçari në komisariatin e Igumenicës.

Biznesmeni Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.

.Kutjotjmë se Bego ka qenë për një periudhë kohore edhe president i klubit lushnjar. Policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.

Arrestimi i Begos solli një sërë deklaratash dhe akuzash mes politikës në vendin tonë, se kush e kishte vonuar arrestimin e tij derimë tani.

Ishte Partia Demokratike, e cila me anë të deputetëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho, që kanë akuzuar deputetin socialist Taulant Balla, dhe pretendojnë se ka lidhje me trafikantin Bego.

Modifikuar më Hënë, 20 August 2018 17:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...