×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tradhtoi gruan me shoqen e saj të ngushtë, dashnorja fut në burg 45-vjeçarin nga Vora

Hënë, 20 August 2018 16:44

Një lidhje dashurie me shoqen e ngushtë të bashkëshortes, duket se i ka kushtuar shtrenjtë 45-vjeçarit nga Vora.

Gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë "arrest me burg" pasi e dashura, e cila kishte vendosur ti jepte fund lidhjes, ka bërë për të kallëzimin në polici ku e akuzonte për përndjekje.

Por vetë i arrestuari ka rrëfyer në gjykatë se nuk e kishte kërcënuar dhe nuk kishte ushtruar dhunë, madje tha se me të  kishte edhe marrëdhënie të mira dhe hyrje dalje familjare.

 "Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në polici".

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe avokati mbrojtës që ka kërkuar masë më të butë sigurie.

"Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesin dhe ditën e ngjarjes ka dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza".

Ndërsa prokurorja e çështjes kërkoi nga gjykata ‘arrest me burg ‘, kërkesë që u pranua nga gjyqtari i çështjes Artan Gjermeni./Oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...