Investimet e huaja, studimi i FMN: Shqipëria e fundit në Europë per rinvestimin e fitimeve

E mërkurë, 22 August 2018 13:29

Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket nivelit të rinvestimit të fitimeve nga investimet e huaja direkte. Këtë e thotë një studim i publikuar së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e që merr në analizë vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t`iu bashkuar unionit në të ardhmen.

Siç e tregon qartë grafiku, vendi ynë është në fund të listës së investimeve nga IHD gjatë periudhës 2008-2017. Në Europë më keq se ne është vetëm Turqia, Ukraina dhe Rumania, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera njohin nivele relativisht më të larta. Norma e investimit nga IHD në vendin tonë gjatë kësaj periudhe fiksohet në pak më shumë se 10%.
Për vende si Estonia apo Çekia ndërkohë, kjo normë i kalon të 70%. Shqipëria rezulton ndërkohë te jetë i vetmi vend ndër ato të analizuara që ka thuajse zero investime nga të ardhurat e IHD gjatë periudhës 2001-2007. Mënyra e trajtimit të kapitalit nga kompanitë e huaja në vend ka qenë gjithmonë çështje debati, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk i riinvestojnë fitimet e tyre në vendin tonë.

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...