Strehimi i studentëve në konvikte – Në 1 tetor nis regjistrimi

E mërkurë, 22 August 2018 13:37

Në 1 tetor nis procesi i regjistrimit të studentëve në godinat pranë rezidencës studentore universitare, apo siç njihet ndryshe si’ Qyteti Studenti’. Dhe këtë vit, sikurse një vit më parë, studentët që vijnë nga rrethet dhe zgjedhin të strehohen në këto godina do të paguajnë një tarifë prej 45 mijë lekësh për periudhën kohore prej 10 muajsh, nga tetori 2018 deri në korrikun e vitit të ardhshëm.

Sipas drejtuesve të kësaj qendre, investimet nuk kanë munguar as për këtë vit të ri akademik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet brenda godinave, por jo vetëm edhe duke krijuar mundësitë për salla sa më komode studimi. Aktualisht janë në proces rikonstruksioni 5 godina falë grantit prej 15 milion eurosh të qeverisë gjermane për eficencën energjitike, investim ky për përmirësimin e sistemit ngrohës nëpërmjet izolimit termik i cili ka qenë një ndër problematikat e hasura ndër vite.

Nga viti në vit është vënë re një rritje e numrit të studentëve të cilët zgjedhin të strehohen pranë kësaj rezidence. Vetëm gjatë vitit 2017-2018 në qytetin studenti u regjistruan 4700 studentë ndërkohë që kapaciteti pritës arrin mbi 5000.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...