Është njoftuar ditën e sotme se gjykata ka lënë të lirë Nazer Seitin, i njohur gjerësisht si financieri i bandës së ‘Habilajve’. Vendimi është dhënë një ditë më parë nga Gjykata e Katanias.
I Ekstraduar drejt Italisë disa muaj më parë, Seiti është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Nazer Seitit, Detar Hysi.