Ngjarjet e rënda të kronikës shtohen çdo ditë e më shumë. Një e tillë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në qendër të qytetit të Vlorës.
Një përleshje me thika mes disa të rinjve dhe një 21-vjeccar është plagosur.
Njoftimi i Policisë
Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Arrestohet shtetasi E. P., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.
Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen "Pavarësia", shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës "thikë" shtetasin R.S., 21 vjeç, banues n? fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i K.Penal.