Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për çështjen e ‘Përgjimit’.
Në reagimin e tij, Vasili e ka cilësuar si turp të qeverisë presionin që ju bë një anëtari të GJEDNJ-së, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që të veprojë menjëherë.
‘GJEDNJ ne Strasburg foli qarte. Kjo qeveri turpi i Shqiperise. Qeveria egeresisht kunder shqiptareve dhe te drejtave te tyre. Megafonet debile te kryeministrit e moren pergjigjen. Prokuroria te ndeshkoje rende keta hajdute,qe punojne kunder popullit. Reforma ne drejtesi = Drejtesi horrash’, deklaroi Vasili.