Prokuroria ka nisur hetim për audio-përgjimin e publikuar në media dje për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Në media dje është publikuar një audio-përgjim, ku dëgjohej se nënkryetari i KQZ-së, Denab Biba, fliste në telefon me anëtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku.
Pas kësaj ka ardhur dhe një reagim nga Biba, i cili pranoi që ka folur në telefon, por biseda është e pjesshme.
Pas kryerjes së verifikimeve paraprake, administrimi i materialit audio apo qartësimi i mënyrës së përfitimit të saj hetuesit do të vlerësojnë nëse ka vend për nisjen e një procedimi penal.