[Udhëzimi] Shitja e pasurive të paluajtshme, 15% tatim mbi fitimin – Ja si llogaritet

E Enjte, 30 August 2018 17:56

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë nxjerrë një udhëzim të përbashkët që përcakton mënyrën e tatimit të kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme.

Objekt të këtij tatimi janë individët që shesin një pasuri të paluajtshme, si edhe investitorët në biznesin e ndërtimeve të regjistruar si person fizik tregtar.

Në bazë të udhëzimit, diferenca pozitive ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme tokë apo ndërtesë, do të konsiderohet fitim kapital dhe do të tatohet me 15%.

Kështu, nëse një individ, i cili e ka blerë një apartament me vlerën 5 milionë lekë, e shet atë për 6 milionë lekë, ai do të paguajë 15% të fitimit prej 1 milion lekësh, pra 150 mijë lekë.

Ndërkohë, kur çmimi i shitjes i përcaktuar në kontratën mes palëve është më i ulët se çmimet referuese, atëherë si vlerë shitjeje do të merret kjo e fundit.

Pra nëse personi X, e ka blerë apartamentin me vlerë 4 milionë lekë dhe e shet me 5 milionë lekë, ndërkohë që sipas referencës apartamenti ka vlerë 6 milionë lekë, ai do të tatohet: 15% x (6 milionë – 4 milionë lekë)=15% x 2 Milionë lekë = 300 mijë lekë.

Si veprohet për individët që kanë bërë rivlerësimin e pasurisë?

Individët që kanë bërë rivlerësimin e pasurive të tyre të paluajtshme në ZVRPP përfitojnë nga fakti se si vlerë fillestare do të merret vlera e dalë nga rivlerësimi i pasurisë.

Pra nëse individi AA e ka rivlerësuar apartamentin e tij në vlerën e 4 milionë lekëve dhe e shet atë për 3.5 milionë lekë, si vlerë shitjeje do të merret vlera më e madhe, pra sipas rivlerësimit. Shitësi në këtë rast do të paguajë (4 milionë-4 milionë)x 15%= 0 lekë.

Ndërtesat që nuk kanë vlerë në blerje apo janë privatuar me ligjin 7652

Udhëzimi përcakton një mënyrë për pagesën e tatimit të fitimit edhe për ato ndërtesa të cilat nuk kanë një vlerë në blerje, apo kur vlera e tyre është e shprehur në monedha si franga ari, apo napolona floriri, si dhe për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7562.

Për këto banesa, si vlerë zbritëse do të merret kostoja e shfrytëzimit në vitin në të cilin është bërë regjistrimi i apartamentit në pronësi të individit.

Shembull: Individi AA, banues në Gjirokastër, ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 120 m2 të përfituar me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992. AA ia shet apartamentin individit BB me vlerën 4.3 milionë lekë. Si vlerë në zbritje do të marrim vlerën sipas kostos së shfrytëzimit, përcaktuar nga EKB-ja për vitin në të cilin individi AA e ka regjistruar apartamentin në pronësinë e tij (viti 1999): 120 m2x 35.724 lekë/ m2= 4 286 880 lekë. Tatimi që duhet të paguajë shitësi në këtë rast është (4.3 milionë-4.286)*15% = 1.968 lekë

Kalimi i pronësisë për tokën e përfituar me ligjin 7501

Edhe në rastin e shitjes së tokës, truall apo tokë bujqësore, do të përdoret i njëjti parim i diferencës mes vlerës në shitje dhe blerje. Përsëri është vlera më e lartë mes çmimeve të referencës dhe vlerës së kontratës që merret si vlera në shitje.

Ndërkohë, në rastin kur nuk ka një vlerë blerjeje, siç janë rastet e personave që kanë përfituar tokë bujqësore sipas ligjit 7501, për vlerë trualli do të llogaritet vlera e tokës në çastin e përfitimit. Kjo bëhet duke pjesëtuar vlerën aktuale sipas çmimit të shitjes me indeksin e inflacionit.

Shembull: Individi AA ka përfituar tokë në vitin 1994 me ligjin 7501. Ai e shet këto tokë 10,000 metra katrorë me vlerë 7.27 milionë lekë (727 lekë/m2). Si vlerë në blerje do të llogarisim çmimin aktual të metrit katror, pjesëtuar me indeksin e inflacionit për vitin 1994, i cili është 3.074. Ky çmim minimal i blerjes rezulton (10.000 m2*727 lekë/m2)/3.074= 2.365 milionë lekë.

Në fund, tatimi që do të paguajë shitësi AA është (7.27 milionë-2.365 milionë)*15%=735 mijë lekë.

Ndërkohë, për të parë si veprohet në rastet specifike, si psh: shitja njëkohësisht e truallit dhe ndërtesës, kalimi i pronësisë nëpërmjet dhurimit apo heqjes dorë nga e drejta e pronësisë, etj. mund të lexoni udhëzimin e plotë (kliko këtu).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...