Leku vazhdon rënien, humbet terren ndaj valutave kryesore

E Enjte, 30 August 2018 18:12

Monedha kombëtare leku ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme, teksa sipas kursit të këmbimit valutor është zhvlerësuar më tej ndaj valutave kryesore.

Në vetëm 48 orët e fundit, euro është rritur me 0.5 lekë për njësi, në kuotën e 125.8 lekëve. Ky është ndër nivelet më të larta të valutës europiane në tregun vendas që prej muajit Qershor, ndërsa pritet që rritje të vijojë dhe të kapërcejë nivelin e 126 lekëve.

Ndërkohë, dollari amerikan ka fituar gjysmë leku për njësi që prej mëngjesit të sotëm deri në kursin e orës 15:00. Valuta e SHBA ka arritur në nivelin e 108 lekëve në blerje dhe 108.8 lekëve në shitje. Kjo rritje ka ardhur pavarësisht dobësimit të valutës në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e shqetësimeve në ulje mbi konfliktet tregtare.

Një rritje të fortë prej mëngjesit të sotëm ka regjistruar edhe paundi britanik, i cili është ngjitur në pak orë me 0.3 lekë për njësi. Tashmë stërlina këmbehet për 140.5 lekë në blerje dhe 141.4 lekë në shitje, një forcim i cili është shtyrë ndjeshëm nga sinjalet pozitive që vijnë si nga Londra ashtu dhe nga Brukseli për një divorc të butë në lidhje me tregtinë mes Britanisë dhe BE.

Në rritje gjatë ditës së sotme regjistrohen edhe vlerat e dollarit australian dhe frangës zvicerane, të cilat të dyja kanë fituar nga 0.3 pikë kundrejt lekut.

Krejt ndryshe paraqitet situata për valutat aziatike, dollarin australian dhe lirën turke, të cilat janë zhvlerësuar në raport me monedhën vendase. Lira ra gjatë ditës së sotme me 0.56 lekë për njësi, në kuotën e 16.38 lekëve. Megjithatë, përpos zhvlerësimit me 40% të valutës gjatë këtij viti, ministri i Financave, Berat Albayrak është cituar të shprehet se nuk e konsideron këtë një rrezik për ekonominë apo sistemin financiar.

EUR/ALL 125.80 -126.50
USD/ALL 108.00 -108.80
GBP/ALL 140.50 – 141.40
AUD/ALL 78.50 – 79.20
CAD/ALL 83.00 – 84.00
CHF/ALL 111.00 – 111.80

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...