Nuk tërhiqet Rama, pagesa për Rrugën e Kombit nis më 17 shtator, ja tarifat

Premte, 31 August 2018 17:07

Në datën 17 shtator do të nisë pagesa për rrugën e Kombit. Data është bërë me dije nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të paketës lehtësuese për qytetarët dhe bizneset që aksesojnë  shpesh këtë rrugë. Ndërkohë që, përfaqësues të këtij dikasteri thanë për TV SCAN se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit, duke rikonfirmuar nisjen e pagesës në këtë aks rrugor. 

Po ashtu, ata shtuan se gjithçka do të pasohet edhe nga një fushatë informimi. Referuar paketës lehtësuese,  banorët dhe 11 linjat e autobusëve që operojnë në Qarkun e Kukësit do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim në rrugën e Kombit.

Për të përfituar reduktimin e vlerës, këta përdoruesit do të marrin falas pajisjen elektronike telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Kjo tarifë e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Pjesë e uljes së tarifës do të jenë edhe bizneset që kryejnë mbi 20 kalime në muaj. Për këto kategori do të përdoret një reduktim çmimi i përshkallëzuar, i cili rritet me rritjen e numrit të kalimeve.

Kështu, për 20-30 kalime në muaj, këto automjete përfitojnë 10% ulje të tarifës, duke shkuar në 40% reduktim për automjetet me mbi 60 kalime në muaj. Kjo do të thotë se për një kamion të rëndë, që për 20 kalime do të duhej të paguante 450 euro, duke u aplikuar tarifa e reduktuar prej 10% do të duhet të paguajë 405 euro, apo 45 euro më pak.  Ndërkohë që, për të njëjtin kamion, që kryen 60 kalime në muaj, vlera e reduktuar shkon në 540 euro, duke qenë se me tarifat e paracaktuara do t’i duhej të paguajnë 1350 euro, ndërsa tani 810 euro. Skema lehtësuese u miratua pas kundërshtimit  të tarifave të vendosura dhe djegies së kabinave ku do të kryhej pagesa nga banorët e Kukësit. Ndërkaq, për automjetet që nuk bëjnë pjesë në këto kategori, mbeten në fuqi tarifat e bëra publike më herët. Më konkretisht, për mjetet me 3 rrota kjo pagesë do të jetë 2.5 euro, për veturat 5 euro, për autobusët dhe kamionçinat 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro, ndërsa për kamionët e rëndë 22.5 euro.

Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit

Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda peridhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë  në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më  lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës

Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqipëria dhe Kosova):

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë  një zbritje në masën 40%;

Shembulli i reduktimit të tarifës për kamionët e rëndë:

Tarifa zyrtare 22.5 euro/kalim

Për 20 kalime/ muaj 450 euro

Përfiton 10% reduktim (45 euro)

Paguan 405 euro

Për 60 kalime/muaj 1350 euro

Përfiton 40% reduktim ( 540 euro)

Paguan 810 euro

Pagesa për kategoritë që s’bëjnë pjesë në paketën lehtësuese:

Motorr 2.5 euro

Veturë 5 euro

Autobusë dhe kamionçina 11.2 euro

Kamionët e mesëm 16.2 euro

Kamionët e rëndë 22.5 euro

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...