Celulari në bregdet – AKEP: Nuk i pengojmë dot valët greke

Premte, 31 August 2018 17:20

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka monitoruar cilësinë e shërbimit të operatorëve në zonat bregdetare turistike, kryesisht në jug të vendit. Sipas monitorimeve të kryera, ofrimi i shërbimit nga operatorët mobilë në plazhet e sipërcituara bazuar në matje ishte brenda kushteve të Rregullores mbi Cilësinë e Shërbimit me përjashtim të një pjese të izoluar mes Dhërmiut dhe Palasës.

Grupi i monitorimit të AKEP ka vërejtur se një arsye e ndërprerjes së shërbimit të telefonisë celulare në disa zona të caktuara është edhe mungesa e antenave nga operatorët shqiptarë dhe prania përballë e antenave të operatorëve grekë, duke bërë që shpeshherë të ndodhë kalimi automatikisht në roaming. AKEP sugjeron që përdoruesit të zgjedhin manualisht në sistemin e aparateve të tyre celularë operatorin me të cilin janë pajtimtarë.

Shqetësimi kryesor i pajtimtarëve ka qenë pikërisht fakti se në disa plazhe ka mungesë të valëve të telefonisë celulare të operatorëve shqiptarë dhe futjen automatikisht të valëve të operatorëve grekë. AKEP shpjegon se, për shkak të natyrës elektromagnetike të valës, është e pamundur të pengohet futja e valëve të operatorëve greke në territorin tonë.

Megjithatë, AKEP shprehet se është duke bashkërenduar punën për të krijuar një marrëveshje me rregullatorin e Greqisë për të ulur fuqinë e transmetimit sa të jetë e mundur, pa cënuar cilësinë e shërbimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...