Një ngjarje monstruoze ka dalë në dritë në kryeqytet dhe përfundoi me vënien pas hekurave të një 61-vjeçari që përdhunoi për 16 vite të bijën, madje duke e lënë edhe shtatzënë.
BalkanËeb mëson se ai është Qirjako Nakuçi, i divorcuar me gruan në vitin 2002, e si pasojë u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjecare të çiftit. Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit.
Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë.
Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.