Shqipëria në çdo renditje rezulton ndër vendet me përdorim më të lartë drogë në botë.
Duket se për të frenuar këtë fenomen ambasada amerikane ka njoftuar nisjen e një projekti.
Në rrjetin social Facebook ambasada ka njoftuar nisjen e një projekti i cili synon të ulë përdorimin e drogës në Shqipëri.
“Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën Amerikane në Tiranë nisi një projekt me Koalicionin Amerikan të Komunitetit Kundër Drogës (CADCA) i cili synon të ulë përdorimin e drogës në Shqipëri. Partnerët e projektit u takuan në Tiranë dhe Shkodër për hapin e parë të planit të tyre për të trajnuar përfaqësues nga sektorët e arsimit, shëndetit dhe zbatimit të ligjit, dhe për të ngritur koalicione të komunitetit për parandalimin e drogës. Këto koalicione do të punojnë për të krijuar komunitete të sigurta, të shëndetshme dhe pa drogë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook nga ambasada amerikane në Tiranë.