Njeriu i Taulant Ballës kërcënon kryetarin e PD Librazhd: Do të fusim në burg po fole për plehrat

Saturday, 01 September 2018 08:48

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ka kërcënuar me burg kryetarin e PD, Bujar Vreto pse ka publikuar një lajm për helmimin e banorëve të Librazhdit nga djegia e plehrave nga ana e Bashkisë.
Publikimi i lajmit nga kryteari i Degës së PD të Librazhdit, Bujar Vreto ka tronditur opinionin publikë dhe ka bërë jehonë në rrjetet sociale si dhe në portalet ku është publikuar.
Shumë banorë të Librazhdit kanë reaguar me komente në rrjetet sociale duke fajësuar bashkinë e Librazhdit për këtë katastrofë që po rrezikon shëndetin e banorëve opër çdo ditë. Banorët fajësojnë krybashkiakun socialsit dhe deputetin e PS të zonës, Taulant Balla për këtë katastrofë mjdisore.
I gjendur përballë këtij realiteti kryebashkiaku Gurra ka kërcënuar me burg kryetarin e Degës së PD. Bujar mos u merr me plehrat se do të hysh në burg”, ka kërcënuar kryebashkiaku socialist Gurra.
Por ka qënë i menjëhershë reagimi i banorëve të cilët fajësojnë kryebashkiakun Gurra për këtë gjendje skandaloze, Plehrat digjen nga Bashkia ndërsa tymi dhe gazrat që çlirohen dëmtojnë shendetin e banorëve.
“Si mund ta degredosh dhe ta mbytesh nga tymi i mbeturinave ate qytet te vogel te bukur qytetin tone. Si e quaj veten qeveritare dhe pushtetare keto plehera qe te shkaterrojne dhe me shume se plehrat. Çfare po rilind rilindja mos Valle kerkon ti vdese keto banore dhe me imagjinaten e saj kujton qe do ti rilind, apo ka ato spitale qe do te kurohen personat ne nevoje me keto spitale qe jane edhe HASMIN mos e shikosh aty katastrrofe 0 sherbim pa leke. Apo ka ate polici drrogmeno-alkoliste asgje nuk funksion ne Shqiperine tone qe duam. epo zhdukuni o Plehrat e rilindjes qe ti pastrojm ne PLEHRAT se ju nuk jeni as njerez as kafshe ju jeni nje qenie e gjalle pa emer qe po zhdukeni ptyyy ptyyy PLEHRA”, shkruan një banor.

Shkrimi i kryetarit të PD, Bujar Vreto
Plehrat, helmojne Librazhdin!
Eshte e turpeshme dhe e denueshme, papergjegjeshmeria e te emeruarit te Taulantit ne drejtimin e Bashkise. Ka disa dit qe plehrat (mbetjet) digjen ne vedin e depozitimit mbi depon e ujit te pishem (Librazhd Qender).
Banoret e tmerruar nga era e rende qe leshojne mbetjet gjate djegies, problemet qe u shkaktohen ne rruget e frymemarrjes por dhe pasojat e renda kancerogjene qe mbeten ne organizem jane detyruar te mbyllin dritaret dhe te braktisin shtepite.
Banoret e fshatit qe preken nga smoku ankohen se krahas gjendjes se rende per njerzit ka probleme te medha tek gjeja e gjalle, tek te mbjellat si dhe era e padurueshme ne ambientet e brendeshme te shtepise.
10 000 banoret e qytetit kane 6 dite qe ngrihen ne mengjes nen mantelin e kuqerremte dhe mjegullen qe shkaktohet nga grykesia e pushtetareve e them me plot bindje qe s’eshte aspak e rastesishme djegia e plehrave por e qellimeshme nga te pangopurit qe nuk pyesin per pasojat e renda qe shkaktojne ne organizmin e njerzeve por vetem interesohen se sa para futen ne xhepin e tyre.
Te nderuar banore qe jeni prekur nga kjo katastrofe e ideuar nga te pangopurit, Ju ve ne dieni se para 5 muajsh dhe pikerisht ne dt 28-03-2018 Keshilli Bashkiak me vote unanime (te majte e te djathte) votuan nje fond parashe shtese per largimin e mbetjeve ne incereatorin e Elbasanit dhe kjo vendimmarrje e rendesishme u pervetesua nga i emeruari

i Taulantit duke shkruar ne faqen e tij se tashme jam i lumtur qe arritem te mbajme nje premtim te bere ne fushaten e vitit 2015.
Per ne nuk kishte rendesi kush do pervetesonte arritjen ne leter por kishte rendesi thelbesore zbatimi i vendimit dhe largimi i mbetjeve nga Librazhdi pasi permiresohej jeta e banoreve me cilesine e ajrit, nuk do kishin probleme me semundjet, do ushqeheshin shendeteshem nga prodhimet e tyre si dhe banoret ne pallate nuk do gdhiheshin me smok mbi banesa dhe mbetje ne rrobat e tyre.
Une ne cilesine e anetarit te keshillit por dhe te Kryetarit te Opozites i bej thirrje inspektoriatit te mjedisit si dhe policise se shtetit te veprojne menjeher dhe te nxjerrin pergjesgjesit para ligjit.
1-Inspektoriati i mjedisit menjeher te vendose gjobe Bashkise dhe firmes zbatuese qe ka fituar tenderin.
2-Policia dhe krimi ekonomik te dergoje menjeher per ndjekje penale abuzuesit qe nuk bejne punen sipas kontrates por plotesojne dekumentat dhe ndajne parate se per ta pak rendesi ka qe helmohen qytetaret.
Mos veprimi institucioneve te lart permendura i ben bashkefajtore ne krimin ndaj njerezve dhe mjedisit qe po shkakton Bashkia dhe firma zbatuese.
Zoti e bekofte popullin e Librazhdit, une jam me ju dhe do luftoj dhemb per dhemb me hajdutet..
REALITETI ESHTE KY…
Kryetari i Deges PD Librazhd

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...