Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në Presidencë një grup turistësh nga Izraeli.
Presidenti ka shkruar se ata janë shprehur të të mahnitur nga bukuritë tona natyrore.
Postimi i plotë
Shumë i kënaqur të takoja një grup turistësh nga Izraeli, aq të mahnitur nga bukuritë tona natyrore.
Turizmi është një mundësi e shkëlqyer që Shqipëria ofron për zhvillim, por edhe për të surprizuar të gjithë izraelitetët që duan të shohin një vend kaq miqësor ndaj tyre.
Falënderim të veçantë për ish-Ambasadorin, David Cohen që vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe të punojë për të forcuar marrëdhëniet mes dy popujve tanë.🇦🇱🤝🇮🇱