55 ton miell nga Serbia, i dëmshëm edhe për kafshët

Saturday, 01 September 2018 16:14

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 55 ton miell me origjinë nga Serbia dhe Kosova që u tentua të futej në tregun shqiptar përmes pikës doganore të Morinës.

Dy kompanitë që kishin porositur mallin kishin të deklaruar në dokumentacion nivel më të lartë të proteinës nga sa ishte në të vërtetë.

Pas analizave të bëra u gjet se për ngarkesën me 30 ton që vinte nga Kosova, niveli i proteinës ishte 11.4%, ndërsa në etiketë ishte shënuar 12.08%.  Ky standard është më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Për miellin nga Serbia niveli i proteinës ishte edhe më i ulët, 9%.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për të kthyer ngarkesat mbrapsht në vendet e origjinës. Vetëm gjatë muajit të fundit AKU ka bllokuar 107 ton miell me nivel proteinik më të ulët nga sa lejohet për të prodhuar bukën. Ngarkesa me miell jashtë standardit janë bllokuar kohët e fundit edhe në pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës.

Disa muaj më parë ky autoritet kallëzoi penalisht dy kompanitë më të mëdha që importojnë miell në Shqipëri, pasi dyshohen për falsifikim të etiketave dhe dëm në shëndetin e konsumatorëve./Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...