Një 32-vjeçar me emrin Artur Lleshi nga fshati Zogjaj në Bulqizë të Dibrës është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Sipas tyre, 32-vjeçari është nisur me datë 10 Prill të këtij viti për Maqedoni ku dhe punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban ndërsa që prej asaj date nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.
Gruaja e tij Leonora Lleshi thotë se burri i saj Arturi ka hyrë në Shqipëri me datë 2 Prill dhe me datë 10 është nisur sërish drejt Maqedonisë dhe se nuk ka asnjë konkat më me të. Bashkëshortja dhe tre fëmijët e Arturit nuk kanë asnjë kontakt me 32-vjeçarin.
Ndërsa i vëllai i Aurtit, Lulzimi thotë se është interesuar në Maqedoni e Kosovë por nuk ka asnjë shenjë të të vëllait.
Lulzimi na thotë se ka bërë denoncime në dy shtet fqinje si dhe në policinë e Bulqizës, por s’ka marrë asnjë përgjigje deri sot. Vetë Lulzimi pohon se familja nuk ka konflikte me askënd e po ashtu edhe vëllai i tij. Apeli shkon për shtetin shqiptar që të ndërhyjë për gjetjen e vëllait të tij.
Familja e të zhdukurit Artur Lleshi është zhvendosur nga fshati Zogjaj në qytetin e Bulqizës që pas humbjes së kontakteve me kryefamiljarin./bw