Në Cërrik është parandaluar një konflikt për motive të dobëta mes dy vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.
Shtetasi Taulant Hoxha, kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 278/2,3 e 279/1 të Kodit Penal.