Rrëfimi i vajzës që u përdhunua 16 vjet nga babai: Ja pse nuk tregova

Saturday, 01 September 2018 19:41

Një ngjarje makabre incesti është denoncuar dy ditë më parë në qytetin e Tiranës, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën për 16 vjet radhazi.

Vajza, momentalisht 25 vjeçe, ka rrëfyer në Polici se i ati e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe. Ajo ka treguar se ai e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt.

Ndërkohë kjo ngjarje bëhet edhe më dramatike, pasi e dëmtuara ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar të abortojë. Prej disa ditësh, 25-vjeçarja J. Nakuçi ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë dhe ishte strehuar te murgeshat, në një Kishë Ortodokse.

Ajo shkonte shpesh aty, për shkak se ishte shumë besimtare, por pavarësisht se i ati kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë, nuk ishte rrëfyer asnjëherë për atë që i ndodhte. Por për shkak të dhunës së vazhdueshme të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël.

Vëllai i saj 22-vjeçar jetonte disa metra më tej, në të njëjtën lagje me të, me të ëmën. Por prej pak ditësh motra e të dëmtuarës ishte martuar me një shtetas të huaj dhe 25-vjeçarja ishte detyruar që të jetonte vetëm me babanë monstër, që vijonte abuzimin seksual me të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...