Përdhunoi për 16 vjet të bijën, “pendohet” babai monstër

Saturday, 01 September 2018 21:11

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme monstra që përdhunoi të bijën për 16 vite me radhë është lënë ditën e sotme në burg.

Mësohet se Qirjako Nakuçi, i cili ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 16 viteve, ka shprehur pendesë në gjykatë.

Gjyqi i 61-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura por sipas burimeve sot babai abuzues u pendua, ndryshe nga dy ditë më parë kur ai ka mohuar ngjarjen sot Nakuçi i ka pranuar të gjitha i penduar.

Fillimisht ai i mohoi të gjitha, më pas e ka pranuar përdhunimin pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur.

Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Ndërsa, 25-vjeçarja ka treguar se gjashtë vite më parë i ati e la shtatzënë e ajo abortoi fëmijën.

E reja ka treguar se i ati e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...