Detajet/ Pse dhe si u vra nga mafia biznesmeni në Shkodër

Diel, 02 September 2018 09:00

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi sërish Shkodrën një ditë më parë ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi biznesmeni 30-vjeçar Arjan Ferracaku.

Ai u vra teksa ishte duke kalëruar së bashku me dy miq të tij të cilët fatmirësisht i shpëtuan breshërisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dobraç, zonë ku ishte planifikuar një aktivitet hipizmi.

Ferracaku është një prej biznesmenëve më të njohur të Shkodrës. Ai zotëron hotel “Fantazia” në Velipojë si dhe restorantin “Zus” sapo kalon urën e Bunës.

Grupi hetimor dyshon se biznesmeni i njohur mund të jetë vrarë për shkak të refuzimit të një gjobe nga një grup kriminal.

Nga verifikimet e kryera, i riu nuk ka pasur përplasje me grupet kriminale më parë si dhe nuk ka asnjë precedent penal. Po ashtu, familja e tij gëzon reputacion të mirë në Shkodër. Babai i tij njihet po ashtu si biznesmen i suksesshëm i produkteve plastike dhe duraluminit.

Kjo familje posedon biznese të shumta dhe mendohet se kanë refuzuar të paguajnë gjobat për grupet kriminale.

Gjithsesi, kjo pistë mbetet ende për tu verifikuar. Raportohet se dy miqtë e viktimës, kanë deklaruar se atentatorët ishin dy persona pa maska, por nuk dihet nëse kanë mundur t’i identifikojnë.

Dëshmitarët tashmë janë marrë në mbrojtje nga policia.

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 09:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...