Sekuestrohet drogë në Kapshticë

Hënë, 03 September 2018 13:17

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për "Trafik të lëndëve narkotike", ku ka vënë në pranga dy persona.

Siç bëhet me dije në njoftimin shpërndarë për mediat ditën e sotme nga policia, në vijën e dytë gjatë kontrollit fizik të dy Stylianos Chiropoulos, 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe Astrit Elezi, 27 vjeç, banues në Bulqizë, rezident në Katerinë-Greqi, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen” me targë AA208UF, është gjetur një sasi droge.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit grek, policia bën me dije se u ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...