Sa spiritual janë shqiptarët? Të 83-tët në botë ndër 115 shtete, pengon cilësia e jetesës dhe mirëqënia

Hënë, 03 September 2018 14:41

Shqipëria renditet në vendin e 83-të në botë, ndër 115 shtete, në një indeks disi të veçantë, atë të spiritualitetit. Renditja e përgjithshme merr në konsideratë shumë faktorë, si: cilësinë e jetesës, mirëqenien apo tolerancën fetare.

Indeksi ka për synim të shkojë përtej çështjeve fetare duke treguar më shumë mënyrën e mendësisë së një popullsie të caktuar. Pavarësisht se merr pikët maksimale në tolerancën fetare, Shqipëria mbetet në fund të renditjes, për shkak të pikëve minimale që merr në drejtim të mirëqenies dhe cilësisë së jetesës. Në secilin prej këtyre dy nën-indikatorëve, vendi ynë merr vetëm 1 pikë nga 7, pra pikët më të ulëta.
Në drejtim të tolerancës fetare ndërkohë, merr 7 pikë. Po 1 pikë, Shqipëria merr edhe në drejtim të nën-indikatorit që i referohet popullsisë religjioze. Janë pikërisht këta tre nën-indikatorë që bëjnë që vendi ynë të jetë në fund të renditjes. Në rajon ndërkohë, Bosnje Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia janë më keq se Shqipëria. Në nivel global dy vendet e para janë Kanadaja dhe Italia ndërkohë që dy vendet e fundit janë Sllovakia dhe Siria. Scan

rptrrr.jpg

 

 

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...