Zbardhet vrasja e trefishtë, ja pse i vrau prindërit dhe motrën e saj 28-vjeçarja

Hënë, 03 September 2018 17:09

Policia në Maqedoni ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dibër të madhe ku u vranë në oborrin e shtëpisë një çift dhe vajza e tyre.

Sipas ministrit maqedonas vajza e madhe e familjes Pocesta, Blerta Pocesta ka pranuar se është ajo autorja e vrasjes së prindërve dhe motrës së saj. Ndërkohë janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorët e saj.

Ndërkohë që arsyeja e vrasjes dyshohet se lidhet me përfitimin e parave të siguracionit pasi familja ishte e siguruar në Itali dhe vajza do të përfitonte 1.5 milionë euro.

Ngjarja makabre ndodhi në 27 Gusht. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë së tyre.

Ndërkohë pas aludimeve nga mediat për vrasjen e trefishtë në Dibër të Madhe se autori i dyshuar ishte burri i motrës së Amid Pocestës, reagoi pak më parë dhe Rasim Fino.

Në një prononcim për ‘Fax News’, Fino ka deklaruar se në media u përfol se vrasësi ishte ai, por kjo nuk ishte e vërtetë pasi ata nuk kishin pasur probleme pronësie.

“Unë jam dhëndri i Amid Pocestës. Televizionet dhanë lajmin se unë jam vrasësi. Policia tha se e ka kryer vajza krimin. Unë isha në pyetje, më mbajtën për 24 orë në polici. Unë akuzohesha si vrasësi. U zbulua hyrje-dalja e vajzave.

Vajza Blerta kreu vrasjen, kishte qëllim paratë e prindërve. Motra e Blertës, Mukadesi e pranoi në gjyq. Edhe motra e Blertës ka qenë në rrezik, ajo do ta vriste. Mukadesi është 26 vjeç, ndërsa Blerta 28 vjeç. Unë u dyshova i pari sepse jam në një gjyq prone me ta. Kanë dyshuar se e kam vrarë për gardhin. Ne këtu s’kishim probleme”, deklaroi Fino.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...