Të rinjtë shqiptarë zgjedhin gjuhët e huaja, duan të largohen nga vendi

Hënë, 03 September 2018 18:00

Rreth 17,297 kursantë kanë ndjekur kurse profesionale në qendrat publike të formimit profesional në vend gjatë vitit 2017.

Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregojnë se 10.125 prej tyre janë trajnuar pa pagesë. Por ndërsa qeveria ka orientuar të rinjtë drejt marrjes së një zanati, për shkak të kërkesës së lartë në vend të bizneseve për zanatçinj, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e kursantëve, janë kualifikuar për gjuhë të huaj, gjë që vë në dukje një handikap të madh në këtë drejtim.

Kështu, kurset për mësimin e gjuhëve të huaja, vazhdojnë të dominojnë pjesëmarrjen me rreth 13.3 për qind të totalit të kursantëve, të ndjekura kryesisht nga të punësuar dhe nxënësit e shkollave.

Të dhënat konfirmojnë se fluks në rritje ka pasur për gjuhën gjermane, gjë që tregon tendencën e të rinjve për të marrë një certifikatë të vlefshme dhe për t’u integruar në tregun gjerman të punës.

Referuar kurseve të profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë instalues dhe riparues të rrjetit elektrik (12%), Kuzhina (9%),Hidraulik (7%), Rrobaqepësi(4%), Parukeri(4%)dhe Berber (4%).

Ndërsa sa i përket punësimit pas formimit, ata që kanë zgjedhur gjuhë të huaj, rezultojnë me zero përqindje punësueshmërie, për shkak se edhe tregu vendas  i punës është i mbingopur./Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...