Denoncimi lemeritës/ “Në Shkodër personat merren peng, cfarë bën policia?"

E mërkurë, 05 September 2018 21:15

Gazetari dhe redaktori i lajmeve në Ora News, Trazhgim Sokolaj tha se në qytetin e Shkodrës ndodhin ngjarje të rënda, të cilat nuk evidentohen nga policia. I ftuar në studion e lajmeve ai tha se ka persona që merren peng për disa orë me radhë dhe pasi zgjidhen konfliktet mes grupeve, ata lihen të lirë.

Trazhgim Sokolaj: Shkodra ka krijuar muajit e fundit një imazh për një qytet jo të qetë, ku disa lagje janë jashtë kontrollit të policisë, bazuar në raportimet mediatike për ngjarjet që ndodhin atje. Kam informacione dhe kam të dhëna që ka përplasje të armatosura, ka gjobëvënie, ka persona që merren peng për disa orë me radhë dhe pasi zgjidhen konfliktet mes grupeve lihen të lirë, që nuk janë evidentuar fare nga policia.

Gazetari Sokolaj tha se aksioni i policisë në kryeqendrën e veriut ka të njëjtën metodike si ajo në Lazarat. Sipas tij ndërhyrja e nevojshme në Shkodër ka të bëjë me një rihapje serioze të një zinxhiri të ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur atje, jo vetëm vrasje por edhe gjobëvënie.

Trazhgim Sokolaj:  Skenat që shikoj sot në Shkodër më kujtojnë ndërhyrjen e policisë në Lazarat. Është i njëjti intesitet dhe është e njëjta metodikë ndërhyrje. Është një zhvendosje e policisë në rrugët e qytetit në ambientet publike, me terminologjinë e punonjësve të policisë këto quhen veprime të hapura, pra janë veprime të dukshme për qytetarët. Kjo krijon një përshtypje se policia diçka po bën, policia po reagon, po vepron, por do të thosha në atë që ka nevojë Shkodra, kjo nuk është ndërhyrja e duhur në Shkodër. Ndërhyrja e duhur në Shkodër ka të bëjë me një ridimensionim të gjithë mënyrës si është bërë policimi atje në vitet e fundit.  Policia e Shtetit dha disa informacione jo zyrtare për mbi 20 të shoqëruar dhe 4 mjete të blinduara. Gjatë ditës është thënë se këto automjete janë përdorur nga disa prej anëtarëve të këtyre bandave që janë përmendur nga politika gjatë ditëve të fundit. Por nga informacionet që kam marrë të paktën 2 prej këtyre automjeteve kishin muaj që qëndronin të parkuara në ambiente publike dhe njerëzit mund t'i shikonin. Nuk është ndonjë rezultat që mund të na entuziasmojë. Mendoj se ndërhyrja e nevojshme në Shkodër ka të bëjë me një rihapje serioze të një zinxhiri të ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur atje, jo vetëm vrasje por edhe gjobëvënie, sepse gjobëvëniet janë fenomeni më problematik në Shkodër që prodhojnë më pas edhe këto ngjarjet e tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...