Kufijtë e Kosovës/ Lulzim Basha: Ka një skemë anti BE dhe anti NATO

E mërkurë, 05 September 2018 20:53

I pyetur në lidhje me deklaratat dhe projektin për ndarjen e Kosovës apo të ashtu quajturin korrektim të kufijve të Kosovës, kryetari i PD Basha tha se është e rëndësishme “të fokusojmë të gjitha energjitë pozitive për t’ju kundërvënë një skeme anti-NATO e anti-BE, të vënë në lëvizje prej shumë vitesh”.

Për shkak të viteve të gjata të punës të kaluara në Kosovë, si pjesë e stafit ndërkombëtar, ndoshta jeni politikani shqiptar apo ndër liderët politikë të Shqipërisë që e njihni më mirë Kosovën. Jashtë këtij konteksti, pra riskimi që ka anëtarësimi në NATO dhe në BE, a ka vend për korrektim kufijsh në Kosovë?

Ç’do të thotë korrektim kufijsh në Kosovë?

Është një term që përdor presidenti Thaçi.

Ka demarkim, ka proces demarkimi kufijsh. Aty ku ka paqartësi, pra nëse kufiri bie tek molla apo tek gështenja, ka demarkim të kufirit. Ky është një proces teknik, ndërsa korrektimi i kufijve është një shprehje të cilën unë nuk e kuptoj.

Presidenti Thaçi është shprehur qartë që…

Nuk kam ndërmend të komentoj publikisht këtu asnjë deklaratë…

Mbi akuzat e Hashim Thaçit ndaj Sali Berishës?

Komentin tim e kam bërë aty ku duhet. Ajo që ka rëndësi për momentin është të fokusojmë të gjitha energjitë pozitive për t’ju kundërvënë një skeme anti-NATO e anti-BE, të vënë në lëvizje prej shumë vitesh. Unë vetë jam ballafaquar me këtë skemë në tetorin e vitit 2010, në një samit ndërkombëtar, nga drejtues të lartë të qeverisë serbe të atëhershme ku isha Ministër i Brendshëm dhe kisha vetëm një vit që isha larguar nga pozicioni i Ministrit të Jashtëm dhe natyrisht që kam bërë detyrën time në raport edhe me lidershipin Kosovar, të gjithë faktorët politikë të Kosovës, lidershipin Kosovar të asaj kohe, dhe faktorin ndërkombëtar, aleatët tanë strategjikë, nga Uashingtoni në Bruksel, në Berlin dhe në Londër. Pra për mua këtu nuk ka asnjë surprizë, është një skenar i vjetër i cili synon të shkatërrojë perspektivën evropiane të Ballkanit. Perspektiva evropiane e Ballkanit do të thotë që kufijtë të mos kenë pikë rëndësie për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve. Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian do të thotë të lëvizësh pa kontroll dokumentesh identifikimi…

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 21:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...