Starbucks, në Itali – Plotësohet ëndrra e presidentit të firmës. 1.8 euro një kafe ekspres

E Enjte, 06 September 2018 14:11

Starbucks, zinxhiri më i madh në botë i kafesë, do të përmbushë ëndrrën e presidentit të firmës këtë javë, kur të hapë biznesin në Milano. Megjithatë, sfida do të jetë që të bindë italianët që të paguajnë më shumë për ekspresin e tyre të përditshëm. Dyqani do të jetë i pari në tregun italianë, që është konsumatori i katërt më i madh në botë i kafes, dhe vjen 35 vite pasi presidenti i firmës Howard Schultz vizitoi vendin dhe u frymëzoi për të nisur biznesin e vetë të kafes.

Në 1.8 euro për një kafe ekspres të thjeshtë, Starbucks do t’i kërkojë italianëve që të paguajnë dyfishin krahasuar me kafenetë lokale. Sipas Starbucks, çmimi do të reflektojë eksperiencën premium që do t’i ofrohet konsumatorëve. Bizneset e kafesë po ashpërsojnë konkurrencën ndërkohë që ky treg po tërheq investime të mëdha. Coca-Cola ra dakord të blejë Costa, që është zinxhiri i dytë më i madh i kafes.

Schultz ka thënë se e ka marrë frymëzimin për Starbucks, që ka tashmë 29 mijë dyqane në të gjithë botën, gjatë një vizite në vitin 1983 në Itali, ku u mahnit nga marrëdhënia e baristave me klientët e tyre. Sipas analistëve, Starbucks do ta ketë të vështirë që të kthehet në zgjedhjen e përditshme të italianëve, por me shumë mundësi do të tërheqë klientët e rinj, që kërkojnë eksperienca të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...