Huatë me probleme i rikthehen rritjes në korrik; 530 milionë euro në vonesë më shumë se 3 muaj

E Enjte, 06 September 2018 14:32

Pesha e huave që nuk janë kthyer në afat, ndaj totalit të kredisë ka shënuar sërish rritje në muajin korrik. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huaja që nuk kthehet për të paktën tre muaj në banka ishte 13.36%, me një rritje të lehtë prej 0.09 pikë përqindje.

Në raport me dhjetorin 2017, kur ky tregues zbriti në 13.23%, niveli më i ulët në shtatë vjet, huatë me probleme janë rritur me 0.13 pikë përqindje.

Një faktor që ka ndikuar në mosuljen e treguesit të NPL-ve muajt e fundit lidhet edhe me stanjacionin në kreditimin e ekonomisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë me dije së fundmi se në korrik, stoku i huasë ra me 2.1% me bazë vjetore.

Megjithatë, ky tregues është shumë larg nivelit maksimal prej 25%, që u arrit në shtator të vitit 2014. Që prej asaj kohe, Banka e Shqipërisë ndoqi një strategji për uljen e huave që nuk ktheheshin në banka, e kombinuar me ristrukturimin e kredisë, sidomos për kompanitë e mëdha dhe fshirjen nga bilanci të huave që kishin më shumë se tre vjet që nuk ktheheshin në banka.

Në vlerë absolute, kredia që nuk është kthyer në afat në banka ishte 71 miliardë lekë në fund të muajit korrik, ose rreth 530 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2017, kredia me probleme në vlerë absolute ka rënë me 2.2%.

Bankat po japin më pak hua

Kredia për ekonominë u gjallërua lehtë në muajin korrik, por shënoi rënie vjetore me 2.2 për qind (korrik 2018/korrik 2017). Sipas të dhënave të mëparshme nga Banka e Shqipërisë stoku kredisë ra në 532,9 miliardë lekë në fund në fund të korrikut nga 545.4 lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar.

Rënia më e madhe është shënuar në sektorin e biznesit, ku kredia ishte -3.6 % më e ulët se një vit më parë. Stoku kredisë për biznesin arriti 321,6 miliardë lekë nga 333.8 miliardë lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar. Stoku i huasë për bizneset shënoi rënie me 9.1 miliardë lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...