Për ministrin grek Kotzias marrëveshja për detin është punë e mbaruar

Hënë, 10 September 2018 15:35

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias gjatë një vizite në Norvegji ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë.

Teksa shprehet optimist Kotzias thotë se së shpejti do të mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë.

“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 çështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare”, tha Kotzias.

Duke u ndalur te marrëveshja e Prespës, Ministri i Jashtëm shprehet se kjo marrëveshje qenë vendim i qeverisë së Aleksis Tsipras.

Login to post comments