Fier, familja e 5 vjeçares që vdiq në aksident vijon protestat

E Enjte, 20 September 2018 12:57

Familjarët e Afifela Metohut, 5 vjeçares që ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë pranë banesës së saj në Kurjan të Roskovecit protestuan për të tretën ditë para prokurorisë së Fierit.

Azmi Metohu, gjyshi i viktimës, duke e konsideruar drejtësi të mohuar sjelljen e deri tanishme, ai ërkuar riekspertim dhe takimin me kryeprokuroren Arta Marku.

Azmi Metohu: "Nëse nuk marrim marrim një përgjigje nga kryeprokurorja ne do të vazhdojmë protestën paqësore, se kemi 3 ditë që vijmë këtu, dhe deri sa të na kthehet drejtësia e vërtetë nuk do rreshtim."

41-vjeçari që përplasi të miturën u lirua nga gjykata pasi ekspertiza nxorri se makina që ai drejtonte lëvizte me shpejtësi të ulët dhe shkak për aksidentit është konsideruar shkelja e rregullave të qarkullimit prej këmbësores. 

Por familja Metohu ka të tjera pretendime. Ata ngrenë dyshime për manipulim dhe mbështetje të autorit nga prokuroria.

Gjyshja: "Nuk protestojmë se duam personin në litar, ne protestojmë për ligjin e shtetit."

Gjyshërit e 5 vjeçares kërcënojnë me akt ekstrem vetëflijimi nëse nuk do të marrin atë që quajnë drejtësi të mohuar, ndërsa kërkojnë një takim me praninë e medias me prokurorin e çështjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...