Banka e Italisë – Rritja e deficitit për të financuar shpenzimet, rrezikon ekonominë

Diel, 23 September 2018 13:37

Guvernatori i Bankës së Italisë paralajmëroi Qeverinë populiste për reagimin në tregje dhe rreziqet nga borxhi i madh publik, ndërkohë që lëvizja 5 yjet kërkoi rritjen e deficitit në buxhetin e vitit 2019. Ignazio Visco paralajmëroi për rritjen jo-produktive të defiçitit buxhetor, duke marrë parasysh barrën e Italisë që mbetet e dyta pas Greqisë në Eurozonë. Sipas tij, reagimi negativ në tregje do të përkeqësojë raportin e borxhit ndaj Produktit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë që Qeveria e re populiste po cakton objektiva të rinj të financave publike dhe rritjes ekonomike, tensionet në parlament janë rritur, pasi të dy partitë në koalicion kërkojnë financim për të zbatuar premtimet e fushatës, si të ardhurat bazë për të varfërit, uljet tatimore dhe riorganizimi i reformës së pensioneve. Qeveria pritet të prezantojë projekt-buxhetin e vitit 2019 për inspektim nga Komisioni Europian, në mes të muajit Tetor. Guvernatori tha se objektivat e buxhetit duhet të jenë të besueshme dhe të orientuara drejt stabilitetit financiar.

Paralajmërimi i tij erdhi një ditë pas përplasjes së lëvizjes 5 yjet me Ministrin e Financave, Giovanni Tria për buxhetin. Shumë politikanë të Lëvizjes 5 yjet bënë thirrje për 18 miliardë euro shpenzime shtesë dhe një deficit në 2.6% të ekonomisë, për të financuar masat e premtuara. Tria refuzoi rritjen sipër 2%, duke shkaktuar debat në kabinet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...