Kaçavida, drogë, celularë, çfarë u gjend në burgjet e vendit nga kontrolli blic

Diel, 23 September 2018 13:47

 

Kontrolle dhe inspektime blic në të gjithë burgjet e vendit janë zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, si rezultat i të cilave janë kapur telefona celularë, mjete prerëse të improvizara nga të burgosurit dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto kontrolle është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

· 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;

· 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

· 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

· Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

· Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentash.

· Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

· 1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”.

· 1 punonjës policie për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

· 11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

· 1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Forcimi i sigurisë në burgje është një nga shtyllat e reformës së thellë që është ndërmarrë në sistemin penitenciar në vend dhe që po jep rezultate të mira në funksion të rritjes së standardeve të këtij sistemi. Inspektimet dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpunim do të vijojnë në mënyrë intensive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...