Përgjaket festa e beqarisë, shqiptari dhe rumuni vrasin një moldav dhe plagosin 7 të tjerë

Hënë, 01 October 2018 10:16

Një rumun dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi mbrëmë ata sulmuan një grup të rinjsh me origjinë moldave, të cilët po festonin një festë beqarie në Treviso. 

Ngjarja e rëndë përfundoi me vdekjen e një 20 vjeçari moldav, ndërsa 7 të tjerë u plagosën, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve është dhe dhëndri i ardhshëm Giovanni, 24 vjeç.

Mosmarrëveshja shpërtheu rreth orës 22:30 pasi grupi pasi ishte kthyer nga festimet e pasdites, kishte ndaluar duke folur jashtë shtëpisë së dhëndrit të ardhshëm. 

Nga dritarja erdhën protestat nga shqiptari dhe rumuni  për zhurmën e supozuar, të cilët pastaj zbritën me thika në duar duke goditur njëri pas tjetrit të rinjtë.

Në fund të sulmit, ata u arratisën në një makinë në drejtim të paditur për tu arrestuar disa orë më vonë nga karabinierët.

Ata kishin ikur me makinë, por menjëherë pas kësaj kishin shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë mjekim për disa plagë prerje që si duket kishin marrë gjatë përleshjes me të rinjtë moldavë.

Rumuni dhe shqiptari u dërguan pastaj në kazermë, në një qeli të sigurisë ku më pas do të merren në pyetje rreth ngjarjes së rëndë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...