Ish-ministri zbulon se kush e detyroi Xhisiela Malokun për të tërhequr denoncimin

Tuesday, 02 October 2018 09:13

Përmes një status në profilin e tij në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me tërheqjen e denoncimit nga Xhisiele Maloku për djalin e deputetit të PS-së, Rexhep Rrahajën.

Reagimi i Manjanit:

Dhunë..
————
Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.

Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arësye.

Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!

Askush!

Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan...

Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!

Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!

Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!

Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!

Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.

Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.

Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!

Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!

Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!

Kjo quhet Mafie!

Login to post comments