LAJMI I FUNDIT: Gjendet i vrarë punonjësi i Gardës

Tuesday, 02 October 2018 09:01

Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, te mbrëmjes se kaluar në ambientet e Gardës se Republikës.

Ministria e Brendshme bënë me dije se teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore te institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e shërbimit.

Po ashtu, bëhet me dije se për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nen drejtimin e Prokurorisë.

 Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojnë dyshimin se akti është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.

Ministria e Brendshme sqaron se hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave te ngjarjes.

Login to post comments