Tensionohet protesta para Kryeministrisë, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hipur në pjesën e sipërme. Ata kanë hedhur molotov dhe shishe me benzinë, ndërsa kanë shyqer mbulesën e skelës me hekura të vendosur para Kryeministrisë. Policia, e cila ka qenë e paarmatosur është tërhequr dhe protestuesit janë praktikisht në dyert e kryeministrisë. Disa kanë hipur edhe mbi skelë dhe të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve. Garda nga brenda ndërtesës ka hedhur gaz lotsjellës nga xhamat e thyer për të larguar protestuesit që kanë tentuar të hyjnë brenda. Në skelëna para Kryeministrisë është ngritur dhe një flamur i Partisë Demokratike.