Blindohet Gjykata e Krimeve të Rënda, ende në dyshim pretenca për Shullazin

Tuesday, 02 October 2018 08:53

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot pretencën për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Seanca do të nisë në orën 09:00.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën  e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë dosja futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Ndëdrsa ende nuk dihet nëse do të ketë lexim të pretencës ditën e sotme. 

Login to post comments