Dibra mes malesh dhe burimesh, me vetëm 40 minuta ujë

E Enjte, 04 October 2018 11:27

Deputeti i PD qarku Dibër, Xhemal Gjinkshi denoncon mungesën e furnizimit me ujë të qytetit të Peshkopisë por kjo situatë është evidente dhe në shumë Njësi Administrative duke qenë një zonë mes malesh dhe me mjaft burime. 

Ja denoncimi i Xhemal Gjunkshit në FB
Është për të ardhur keq se edhe pas një investimi prej 4 milionë $ , qyteti i Peshkopisë është pa ujë të pijshëm.
Është për të ardhur keq ti shikosh këto burime që derdhen përrenjve e nuk vijnë në rubinetin e qytetarëve.
Është për të ardhur keq që ujësjellësi i Korabit nuk ka parë rikonstruksion , që në 2012 kur u shtua një burim i Bjeshkës së Shehut.
Është për të ardhur keq që burime ujore si Saponika 1 dhe 2 të futen në tuba për të prodhuar energji dhe Dibranët thahen për pikën e ujit.
Është e turpshme që qyteti që rrethohet në të katër anët me male e bjeshkë , me burime ujore të pa fundme , ku uji vjen me rrjedhje të lirë ,sot furnizohet me gjysëm ore ujë.
A nuk është e turpshme që banorët e njësive Arras , F Çidhën e Kastriot që janë furnizuar me ujë nga kanali i Setës , prej më shumë se dy javësh nuk kanë asnjë pikë ujë...
Kjo është papërgjegjshmëri !
Kjo është nëpërkëmbja që u bën "Rilindja" , në këmbim të votave të blera...”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...