Bankës Botërore "godet" PPP-të e Ramës

E Enjte, 04 October 2018 11:45

Në raportin ekonomik të publikuar sot nga Banka Botërore, ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor, vihet në dukje rreziku që paraqitet në Shqipëri për kontratat koncesionare me Partneritet Publik Privat (PPP). Në raport thuhet se qeveria shqiptare ka përdorur pa kriter propozimet e pa kërkuara për koncesioniet PPP, duke arritur një shifër shumë të lartë.

“Qëndrimi ynë ka qenë në lidhje me përdorimin e propozimit të pa kërkuar me këtë intensitet. PPP është një mënyrë për të ekzekutuar një investim publik. Në mendojmë se përdorimi i propozimeve te pa kërkuara është më i lartë se duhet të jetë. Ky ka qenë dialogu me Ministrinë e Financave që ta përdorim sa më mirë këtë instrument”, u shpreh ekonomistja e ‘BB’ në Tiranë, Hilda Shijaku.

Sipas Bankës Botërore, duhet të shikohet racionalizimi me i mirë i investimeve publike në drejtim të eficencës dhe gjithashtu duhen trajtuar me kujdes rreziqet nga investimet me PPP.

Në raport thuhet gjithashtu se rritja ekonomike është shoqëruar me krijimin e vendeve të punës, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka reaguar në ‘Twitter’ vetëm për këtë pjesë të raportit.

“Banka Botërore në njoftimin e saj mbi raportin e ekonomisë për rajonin, vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri falë rritjes ekonomike! (Kjo ngre pyetjen për t gjithë helmnxjerrësit realë e digjitalë: Të jetë edhe Banka Botërore jashtë realitetit vallë?)”,- shkruan Rama.

Varfëria pritet të bjerë me shpejt gjatë dy vitet e ardhshme duke pasur parasysh përformancen e tregut të punës, vijon më tej raporti, i cili gjithsesi, nuk është pozitiv sa i përket investimeve private në vendin tonë.

“Investimet private po ngadalësohen me përfundimin e dy projekteve të mëdha të energjisë te financuara nga investimet e huaja. Ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë parashikohet te ngadalësohet në rreth 3.5% më 2019-2020”, thuhet më tej në raportin e Bankës Botërore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...